Selmanaj e zbulon çfarë dokumentesh ua kërkoi Kurti, por nuk i patën

Aktuale

Selmanaj e zbulon çfarë dokumentesh ua kërkoi Kurti, por nuk i patën

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:58
Driton Selmanaj, Albin Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se i kanë dorëzuar kryeministrit Albin Kurti të gjitha dokumentet që i kanë pasur në dispozicion për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka pranuar se nga qeveria Kurti janë kërkuar më shumë dokumente mbi procesin, por që sipas Selmanajt të njëjtat nuk i kanë pasur.

“Ne kur e kemi marr qeverinë, nuk e kemi pranuar asnjë dokument. Nuk ishte askush aty që të na jepte dokumentacion. Ata ikën. Ne kur e lamë qeverinë i pritëm dhe i dhamë të gjitha dokumentacionet që i kishim në dispozicion. Të gjitha në detaje. Nuk kemi mundur që t’i japin diçka që nuk kemi pasur”, ka thënë ai.

Më tutje, Selmanaj deklaroi se Kurti e ka përdorur vetëm si arsyetim çështjen e mosdorëzimit të dokumenteve nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

Ai e cilësoi si të papranueshme dhe tallje për shtetin, këtë deklaratë të Kurtit dhënë në Bruksel.

“Ndodhë që kryeministri i vendit dhe për taktikat e tij të papranueshme gënjen dhe thotë se unë nuk kam gjetur asgjë dhe më duhet pak kohë. Dosjen kryeministri Hoti ia ka dorëzuar ditën që e ka dorëzuar detyrën. Ata kanë kërkuar edhe diçka tjetër që ne nuk e kemi pasur. Është e pa pranueshme që të del atje Borrel dhe thotë se I duhet kohë se nuk I ka pasur disa dokumente. Kjo ishte fyerje dhe tallje për shtetin e aq më pak kur aty nuk ka pasur asgjë të vërtetë”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat