SHBA krenohet me piloten nga Kosova, ja çka shkruan faqja zyrtare e ushtrisë amerikane

Aktuale

SHBA krenohet me piloten nga Kosova, ja çka shkruan faqja zyrtare e ushtrisë amerikane

Nga: P.R Më: 23 qershor 2021 Në ora: 20:49
Valdeta Mehanja

Faqja zyrtare e ushtrisë amerikane e cila ka mbi 4 milionë ndjekës, “U.S. Army”, ka publikuar fotografitë e pilotes nga Kosova, Valdeta Mehanja, e cila nga një refugjate lufte u shndërrua në një nga pilotet kryesore të aviacionit amerikan.

“Njihuni me Togeren e të 2-të Valdeta Mehanja. E lindur në Kosovë dhe me prejardhje shqiptare, Mehanja është një pilote e Gardës Kombëtare të Alabamas, e cila erdhi në SHBA si një refugjate që shpëtoi nga konflikti në rajon. Ajo tani është në Shqipëri si pjesë e #DefenderEurope 21, duke shërbyer si pilot, interpretuese dhe këshilltare kulturore. "Nëse punojmë së bashku, do të jemi më të fortë së bashku."”, shkruan Faqja zyrtare e ushtrisë amerikane, “U.S. Army”, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat