Ish-diplomati vlerëson paraqitjen e Kurtit në Paris, por ka një vërejtje

Aktuale

Ish-diplomati vlerëson paraqitjen e Kurtit në Paris, por ka një vërejtje

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:13
Emmanuel Macron dhe Albin Kurti

Ish-diplomati Anton Berisha ka komentuar paraqitjen para mediave të kryeministrit Albin Kurti me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Berisha thotë se është e vërtet se Kosova ka qenë e privilegjuar që kryeministri i saj është pritur në pallatin Elyse.

“Edhe kryeministri paraprak Avdullah Hoti është pritur nga presidenti Macron dhe kjo vazhdimësi është në të mirë të Kosovës”, tha ai.

Ish-zëvendësministri i Jashtme ka përshëndetur paraqitjen e Kurtit pasi sipas tij Kurti tashmë ka ulur tonet dhe po flet me falënderime.

“Kryeministri dalëngadalë po zbret në realitet. Ka deklarata të matura dhe me tone falënderuese”.

Megjithatë Berisha ka një vërejtje për Kurtin në këtë paraqitje.

“Por Kurti ende ka mbetur në atë se ka një realitet të ri në Evropë (pas ardhjes së Biden në Shtëpinë e Bardhë). Nuk ka realitet të ri në Bashkimin Evropian. Është po ai Macron që ishte (edhe para ardhjes së Biden)”, deklaroi ndër të tjera Anton Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat