Kurti flet pas takimit Macron: Nuk ka zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën

Aktuale

Kurti flet pas takimit Macron: Nuk ka zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:25
Albin Kurti

(E plotësuar 23:40) - Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Presidencial Elysee, ka treguar se çka është biseduar gjatë takimit.

Kurti filloi duke thënë që biseda u përqendrua në marrëdhënie bilaterale në mes të Kosovës dhe Francës, ku u diskutua për investimet në ekonomi. E pas kësaj doli edhe te tema e rëndësishme, që është dialogu Kosovë-Serbi.

Kurti tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe sovraniteti i shtetit tonë nuk është temë diskutimi.

“Ky ishte një takim shumë substancial me presidentin e Francës meqë rast u përqendruam tek marrëdhëniet bilaterale ku u diskutua për investimet në ekonomi”, ka thënë Kurti.

“Në anën tjetër diskutuam edhe për situatën në rajon, për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, meqë rast unë theksova se të vjetrën ku Serbia kërkon se çfarë mund të japim ne për njohjen e saj, por do duhej që të mos e evitojmë elefantin në dhomë, e kjo është njohja reciproke, meqë rast i përket Beogradit se ku është”, është shprehur Kurti.

“Sigurisht që pavarësia e Kosovës, sovraniteti shtetëror, nuk janë të diskutueshme. Me Serbinë ne jemi të gatshme të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona, jo për statusin tonë, sepse kjo ka mbaruar me pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti.

“Duhet të përfundojë metoda e vjetër, ku Serbia nuk e njeh Kosovën. Ne jemi të përqendruar në fortësinë e shtetit të Kosovës”.

E për liberalizimin e vizave, Kurti tha se është trajtuar si çështje, por nuk ka zotim për heqjen e tyre.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave, është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk e ka të hequr liberalizimin e vizave. Kjo çështje është trajtuar, unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim për heqje të vizave”, ka thënë Kurti.

***

 Kryeministri Albin Kurti ka përfunduar takimin me presidentin e Francës, Emanuel Macron. Kurti tha se në këtë takim kanë biseduar për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Kurti tha se nga presidenti Macron nuk ka marr ndonjë premtim për liberalizim të vizave, por që shtoi se Kosova duhet të fokusohet në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Sigurisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik të këtij viti bëhen tri vjet prej që Komisioni Evropian ka thënë që Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marr mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që të ketë heqje të regjimit të vizave. Kishim edhe një takim paraprakë ndërmjet ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe homologut të tij francez i cili u përqendrua në aspektet teknike të sundimit të ligjit. Gjatë këtyre muajve ne kemi luftuar edhe korrupsionin edhe krimin e organizuar”, tha ai në një intervistë.

Megjithatë shtoi se kjo vizitë do të kontribuojë sado pak që Franca të zbut skeptizmin e saj karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.

Madje Kurti pranoi se edhe Holanda po krijon pengesa në këtë proces.

“Mund të shpresojmë që sado pak kjo vizitë do të ndihmoje që Franca ta eliminojë skepticizmin e saj. Mirëpo unë nuk mund të them që morëm premtim në këtë aspekt. Duhet të punojmë edhe me Holandën, shpresojmë që nuk ka edhe vende të tjera. Por në fund të fundit ne duhet ta forcojmë shtëpinë tonë, shtetin tonë dhe shpresojnë edhe miqtë që i kemi në BE do të ndikojnë që më në fund kjo padrejtësi ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës të merr fund”, tha ai pas përfundimit të takimit me presidentin Macron.

***

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee të Francës.

Mes tjerash Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas polotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat