​Këtë vit miratohet ligji i ri për pyjet, Suedia e zhgënjyer me gjendjen e këtij sektori në Kosovë

Aktuale

​Këtë vit miratohet ligji i ri për pyjet, Suedia e zhgënjyer me gjendjen e këtij sektori në Kosovë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës po synon që gjatë vitit të aprovojë ligjin e ri të pyjeve dhe strategjinë për zhvillimit të pylltarisë 2021-2030. Suedia e cila ka mbështetur për kohë të gjatë këtë sektor, është e zhgënjyer me Kosovën dhe regresin që është shënuar në gjendjen e pylltarisë.

Në diskutimin mbi ri-shikimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë, të organizuar nga Ministria e Buqësisë dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara, u theksua se në vend është degraduar ekosistemi i pyjeve. Shkatërrimi i pyjeve po ndikon në cilësinë e ajrit, zhvillimin ekonomik dhe uljeve e vendeve të punës.

Ministri u Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci deklaroi se pyjet e Kosovës paraqesin interes strategjik dhe si e tillë duhet të trajtohet me prioritet. Ai u zotua që janë të përkushtuar për avancim të legjislacionit dhe mbrojtjen e pyjeve.

Peci: Këtë vit qeveria do të aprovoj dokumentin e politikave sektoriale

"Kjo ndikon në krijimin e vendeve të punës, sigurimin e të ardhurave për familjen, posaçërisht të atyre që jetojnë në këto zona, sigurimin e masës drunore për bioenergji dhe sigurimin e lëndës së parë për përpunimin e drurit. Ne si qeveri që në fillim të këtij mandati kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe të domosdoshëm që politikat e reja dhe korniza ligjore e këtij sektori të një rëndësie të veçantë të vendoset lartë në prioritet tona. Në planin e punës të ministrisë, në planin e qeverisë është planifikuar që këtë vit qeveria të aprovoj dokumentin e politikave sektoriale, strategjinë për zhvillimit të pylltarisë 2021-2030 përmes së cilës përcaktohen kahet e zhvillimit të sektorit për 10 vitet e ardhshme”, tha ai.

Ai u zotua se gjatë vitit do të aprovohet edhe ligji i ri për pyjet.

Peci: Gjatë vitit do të aprovohet edhe ligji për pyjet

“Këtë vit planifikojmë të aprovojmë ligjin e ri për pyjet, që është pjesë e programit legjislativ në këtë vit në kuadër të programit të qeverisë. Ky ligj definon qartë përgjegjësitë dhe kompetencat për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve, reformon strukturën e menaxhimit të pyjeve dhe tokave pyjore. Rregullon mundësinë e shfrytëzimit pyjeve ujore dhe drurore, rrit transparencën dhe llogaridhënien e menaxhimit të pyjeve publike dhe private”, ka shtuar ai.

Se Kosova po përballet me sfida të mëdha të degradimit të ambientit, ujit e ajrit, e tha edhe ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny. Sipas saj, qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar këtë gjendje.

Hernmarck Ahliny: Suedia e ka mbështetur sektorin e pylltarisë në Kosovë, ne jemi të zhgënjyer

"Degradimi i pyjeve tashmë po ndikon në cilësinë e ajrit , po ndikon në sasinë e ujit dhe në efektet dhe kësisoj Kosova do të humb ekosistemet pyjore, do të zvogëloj sasinë e ujit dhe do të përballet me fatkeqësi natyrore. Të gjitha këto fatkeqësi natyrore që ndërlidhen me motin, janë të ndërlidhura dhe ekziston një projekt që vizualizon rritjen e temperaturave. Që nga viti 1901 ka pasur ndryshime të temperaturës dhe çdo vit ka pasur rritje të temperaturës së ajrit në Kosovë. Suedia e ka mbështetur sektorin e pylltarisë në Kosovë. Por, ne jemi të zhgënjyer se nuk ka pasur sukses dhe progres në terren. Miratimi i ligjit të ri të pylltarisë dhe strategjisë është me rëndësi, parakusht shumë i rëndësishëm në procesin në këtë sektor”, u shpreh ajo.

Koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson shtoi se pylltaria nuk është vetëm një sektor, por ajri i gjelbër për vendin. Ajo tha se është shokuese kur shihen deponitë ilegale në vende të ndryshme.

Richardson: Ne shokohemi kur shohim deponi ilegale në pyje

"Vlera e pyjeve nuk mund të nënçmohet, kështu që përpjekja për të freskuar strategjinë, për ta bërë këtë mënyrë shumë-sektoriale, shumë dimensionale, lokale, duke shikuar edhe marrëdhëniet mes zonave urbane dhe atyre rurale. Ne si Kombet e Bashkuara e mirëpresim kontributin... Ne shokohemi kur shohim deponi ilegale në pyje dhe pikëllohemi kur shohim këto kur e dimë që ligji thotë diçka tjetër”, theksoi ajo.

Ajo ka rekomanduar, Qeverinë e Kosovës që mjedisin dhe resurseve të vendos lartë në agjendë. Sipas regjistrimit të fundit që është bërë në vitin 2012, Kosova ka mbi 400 mijë hektarë pyje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat