Dy vdekje brenda 24 orëve, kaq persona u infektuan me Covid-19

Aktuale

Dy vdekje brenda 24 orëve, kaq persona u infektuan me Covid-19

Nga: N.Sh Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:08
Ilustrim

Dy persona kaun ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë.

Kështu ka njoftuar IKSHPK-ja, e cila ka publikuar të dhënat e fundit.

Sipas njoftimin gjatë kësaj kohe janë shëruar 6 qytetarë, kurse pozitiv kanë dal 14 të të tjerë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 171.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat