E zbulon Adriatik Kelmendi: Hashim Thaçi ia kishte ofruar këtë post të lartë Vlora Çitakut para nisjes për Hagë

Aktuale

E zbulon Adriatik Kelmendi: Hashim Thaçi ia kishte ofruar këtë post të lartë Vlora Çitakut para nisjes për Hagë

Nga: A.Zh Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:31
Vlora Çitaku dhe Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i kishte propozuar Vlora Çitakut, që ta zëvendësonte në postin e presidentit të Kosovës, para nisjes së tij drejt Gjykatës Speciale në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Adriatik Kelmendi, i cili ka treguar se sonte në intervistë do ta ketë ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka lënë të kuptohet se Çitaku do të garojë për postin e kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës.

Postimi i tij në Facebook:

Interesant që tradicionalisht krejt ata që duan të bëhen kryetarë intervistat e para i japin në Rubikon.

Pas 7-8 vjetësh heshtjeje, Vlora Çitaku jep intervistën e parë politike në Rubikon, ku tregon se a po kandidon për të parën e PDK-së.

Si dhe ekskluzivisht shpalos se si Thaçi i propozoi ta zëvendësojë në postin e presidentit të Kosovës, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e PDK-së, a ishte e përfshirë në negociatat për shkëmbime territoriale, pse e sheh si hajgare të rrezikshme qasjen e kryeministrit Kurti karshi SHBA-së, cilat janë rreziqet e Kosovës, çka mendon për Donika Gërvallën, a e ftoi Edi Rama për t’u bërë ministre si dhe shumë çështje të tjera krejt hapur për herë të parë në televizion.

Plus sonte s’ka futboll!

Image
Adriatik Kelmendi dhe Vlora Çitaku
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat