Arrestimet/ Flet prokurori Halimi: Vlera e dëmit i kalon mbi 1 milion euro

Aktuale

Arrestimet/ Flet prokurori Halimi: Vlera e dëmit i kalon mbi 1 milion euro

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:54
Konferenca per media

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë në konferencë për media lidhur me aksionin i cili është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.

Prokurori i çështjes Rafet Halimi tha se operacioni është zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

Numri i të arrestuarve është 21. Nga ky numër, 14 janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe zyrtarë në Komuna të Kosovës.

Ai tha se shumica e të arrestuarve janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrjejshme. Të njejtit dyshohen për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtim ndikimi, legalizim i përmbajtje së rreme, mashtrim me subvencione etj.

“Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartëcekura dhe ndaj tyre do të paraqitet kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha ai.

Prokurori tha se aksioni është duke vazhduar dhe do të vazhdojë.

Teksa shtoi se vlera e dëmit i kalon mbi 1 milion euro.

Operacioni i sotëm është vazhdim i atij të ndodhur në shkurt të këtij viti ku ishin arrestuar 12 persona.

Tutje, në konferencë janë inkurajuar qytetarët që të raportojnë rastet që ndërlidhen me keqpërdorim dhe korrupsion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat