Ahmeti dhe Lajçak thonë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje që shërben pozitivisht për rajonin

Aktuale

Ahmeti dhe Lajçak thonë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje që shërben pozitivisht për rajonin

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:51
Pamje nga takimi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak thanë sot se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje që shërben pozitivisht për rajonin dhe t’u jep fund raporteve të ftohta mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në takimin e mbajtur në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog, që po zhvillohet në Ohër, Ahmeti dhe Lajçak thanë se një model si Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës gjithnjë mund të ishte frytdhënëse dhe palët e involvuara në dialog duhet ta marrin këtë shumë seriozisht, me qëllim që t’i japin një epilog përfundimtar procesit .

Siç njofton zyra për Informim e BDI-së, Ahmeti dhe Lajçak kanë diskutuar edhe mbi kontestin me Bullgarinë, si pengesë për Maqedoninë Veriore në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe sfidë e cila duhet kapërcyer që qytetarët mos mbesin peng i politikave nacionaliste që mund të hapen nga parti të caktuara në vendet fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat