Kurti: Dy objektiva kryesore të drejtësisë janë prokurorët aktiv dhe gjyqtarët efikas

Aktuale

Kurti: Dy objektiva kryesore të drejtësisë janë prokurorët aktiv dhe gjyqtarët efikas

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:06
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kurti tha se dy objektivat që duhet të arrihen gjatë qeverisjes së tij për një drejtësi të mirëfilltë janë prokurorët aktiv dhe gjyqtarët efikas.

“Dy objektiva kryesore janë prokurorët aktiv dhe gjyqtarët efikas. Ne do të krijojmë kushtet që gjyqësori të bëhet efikas e prokuroria të bëhet aktive. Duhet që këto institucione të bëhen aktive dhe efikase. Duhet të kalojmë në procesin e vetingut, pasi përmes kësaj do ta kthejmë besimin në drejtësi”, tha Kurti.

“Duhet të vlerësohet integriteti e profesionalizimi. Prokurorët dhe gjykatësit duhet të jenë njerëzit që gëzojnë më shumë simpati e besueshmëri tek qytetarët sesa presidentja, kryeministri apo kryeparlamentari”, shtoi ai.

Tutje, Kurti theksoi se reforma në drejtësi do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat