Ahmeti kërkon që siguria e qytetarëve të jetë prioriteti kryesorë

Aktuale

Ahmeti kërkon që siguria e qytetarëve të jetë prioriteti kryesorë

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:02
Tahir Ahmeti

Në pasditen e së enjtes katër depo të mbushura me pemë dhe perime në zonën industriale në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri.

Ndërsa dy persona pësuan lëndime.

Për këtë ka folur Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se raste të këtilla po përsëriten shumë shpesh, ndërsa në vazhdimësi po ka neglizhencë dhe mosveprim të institucioneve.

Postimi i plotë:

Zjarri që shpërtheu dje në tregun me shumicë në zonën industriale në Prishtinë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, rrezikoi edhe jetën e qytetarëve, me ç'rast patëm dy të lënduar.

Institucionet përgjegjëse duhet me përpikmëri të vlerësojnë dhe lëshojnë lejet e punës për bizneset, si dhe të njëjtat të mos jepen pa zbatimin e të gjitha ligjeve në fuqi lidhur me sigurinë në punë, si dhe plotësimin e të gjitha kritereve për mbrojtje nga zjarri dhe masave për parandalimin e zjarreve të mundshme.

Raste të këtilla po përsëriten shumë shpesh, ndërsa në vazhdimësi po kemi neglizhencë dhe mosveprim të institucioneve.

Siguria e qytetarëve të vendit në çdo rast duhet të jetë prioriteti kryesorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat