​Kryeziu: Enver Hoxhaj nuk u tërhoq nga gara, ishte iniciator për mbajtjen e konventës

Aktuale

​Kryeziu: Enver Hoxhaj nuk u tërhoq nga gara, ishte iniciator për mbajtjen e konventës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:11
Kadri Veseli dhe Nijazi Kryeziu

Nijazi Kryeziu nga Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur besimin se sot do të jenë unik në zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Ai nuk shpreson se do të ketë kandidatura të reja, por që shtoi se Memli Krasniqi do të jetë kryetar i fuqishëm i PDK-së. Sipas tij, Enver Hoxhaj nuk është tërhequr nga gara, meqë i njëjti ishte iniciator për mbajtjen e konventës.

Ai ka thënë se kandidati i vetëm për kreun e partisë do të marrë mbështetjen e të gjitha degëve dhe delegatëve.

Kryeziu: Fokusin e kemi në program që e rikthen PDK-në të jetë aktere e jo vëzhguese në procese

“Kam qenë kritik, për arsye se PDK kur ka debatin aktiv brenda strukturave të veta del më e fortë. Natyrisht që sot do të kemi konventën, do të kemi një kandidat. Rregullat e përcaktuara nuk lejojnë kandidura të reja, vetëm në qoftë se konventa merr kahe tjetër. Unë besoj që Memli do të jetë kryetar i fuqishëm i PDK-së. Do të marrë mbështetjen nga të gjitha degët dhe delegatët. Natyrisht fokusin që ne kemi një program dhe një platformë e cila e rikthen PDK-në të jetë aktere dhe jo vëzhguese në procese”, ka thënë ai.

Më tej, ka folur edhe për garën që do të zhvillohet sot, meqë në konventën zgjedhore do të votohet vetëm për një kandidat.

Kryeziu: Asnjë parti politike nuk ka garë për lider

“Nëse hyjmë në analizë të mirëfilltë asnjë parti politike nuk ka garë për lider edhe PDK ka qenë në traditat e kaluara, qoftë Hashim Thaçin, qoftë Kadri Veselin e kemi votuar pa lider. Por, nuk ka penguar që të jetë fitues”, shtoi ai.

Kryeziu ka deklaruar se Enver Hoxhaj nuk është tërhequr nga gara, meqë vet ka kërkuar mbajtjen e konventës.

Kryeziu: Unë nuk e besoj që është tërhequr zotëri Hoxhaj

“Unë nuk e besoj që është tërhequr zotëri Hoxha. Ai nuk ka shpallur kandidaturë që të tërhiqet. Ai ka kërkuar, ai ka qenë iniciator i mbajtjes të konventës, një religjitimitet të lidershipit të PDK-së”, ka theksuar ai.

Konventa e dhjetë zgjedhore e PDK-së është paralajmëruar të fillojë në orën 09:30. Tashmë delegatët janë mbledhur dhe për pak pritet të fillojë pjesa e parë e kësaj mbledhjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat