Zgjedhën kryetarë të rinj/ Vjen paralajmërimi i ‘trishtë’ për opozitën: Minimumi edhe dy mandate do të qeverisë Albin Kurti!

Aktuale

Zgjedhën kryetarë të rinj/ Vjen paralajmërimi i ‘trishtë’ për opozitën: Minimumi edhe dy mandate do të qeverisë Albin Kurti!

Nga: A.M Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Gashi ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gashi tregoi se nga cilët udhëheqës politikë mund të sfidohet kryeministri Kurti. Ai u shpreh skeptik me opiztën aktuale dhe kryetarët e partive opozitare, duke thënë se vetëm dialogu me Serbinë mund ta rrëzoj Qeverinë Kurti.

“Përndryshe, me këso opozite, nëse nuk rrëzohet shkaku i dialogut, ka gjasa që Kurti të qeverisë minimum dy mandate, e ndoshta edhe tri mandate”, shkroi Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin Kurti do të sfidohet seriozisht kur partitë politike që e sunduan Kosovën për dy dekada, të nxjerrin udhëheqës politikë që:

a). nuk kanë qenë pjesë e këtij sundimi kriminal e që dëshmojnë se janë të ndershëm (të pakorruptuar e të pakorruptueshëm);

b). që janë të gatshëm të sakrifikojnë shumë për interesin e vendit (nëse e lypë nevojë edhe më të shtrenjtën); dhe

c). që janë fort të përgatitur intelektualisht (nuk mjafton më me ditë shkrim-lexim);

Përndryshe, me këso opozite, nëse nuk rrëzohet shkaku i dialogut, ka gjasa që Kurti të qeverisë minimum dy mandate, e ndoshta edhe tri mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat