“Veç Albini po na pengon - Ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi në Prespë”

Aktuale

“Veç Albini po na pengon - Ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi në Prespë”

Nga: A.Zh Më: 3 korrik 2021 Në ora: 19:59
Albin Kurti, Edi Rama

Hysamedin Feraj, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Feraj ka thënë se Rama e shikon si pengesë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi dje në Forumin e Prespës, që u mbajt në Ohër.

Reagimi i tij në Facebook:

Edi Rama e shikon Kosovën si pengesë për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë. Si çdo pengesë, Kosova duhet mënjanuar. Duhet lënë... në anën e BE-së!

Përkundrazi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të njësohen politikisht dhe ekonomikisht, si alternativë kundër BE-së dhe SHBA-ve.

Ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi në Prespë.

Legjitimimi: Evropa nuk na do! Serbia na do! Ne e duam Serbinë! Veç Albini po na pengon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat