Shtetet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

Aktuale

Shtetet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Turqia dhe disa pjesë të Afrikës, janë vendet e vetme ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza.

Kështu ka bërë të ditur Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë.

Në bazë të këtij raporti, pasaporta e Kosovës, nga pozita e 99’të sa radhitej përgjatë vitit të kaluar në nivel global, ka rënë në atë të 107-ën.

Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës. Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.

Indeksi i Pasaportave merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë shteteve të tjera – Kosova, Taivani, Makau (Kinë), Hong Kong (Kinë), Palestina dhe Vatikani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat