Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ka theksuar rolin kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.
Osmani vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare në SHBA gjatë viteve të 1990-ta në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
Ajo potencoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur lobi shqiptar në Uashington ndër vite në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me senatorët, kongresistët dhe zyrtarët e administratës amerikane duke bërë që zëri i Kosovës të dëgjohet në të gjitha forumet vendim-marrëse.
Përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën e mëhershme të mërgatës shqiptare në SHBA, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.
Osmani inkurajoi përfaqësuesit e Kongresit që të veprojnë me një zë dhe të jenë shembull i unifikimit të mërgatës shqiptare për promovimin e interesave kombëtare të Kosovës në bashkërendim me veprimet e institucioneve të saj.