Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së befason me fjalët pas vdekjes së babait të Kadri Veselit

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së befason me fjalët pas vdekjes së babait të Kadri Veselit

Nga: Bota sot Më: 7 korrik 2021 Në ora: 14:27
Haki Imeri, Kadri Veseli

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka ngushëlluar Kadri Veselin, pas vdekjes së babait.

Në një postim në Facebook, familja Imeri ka thënë se “baballarët nuk janë fajtorë pse djemtë e tyre dolën vrasës dhe të cilët po akuzohen nga Gjykata e Hagës”.

Kjo familje ka kujtuar kohën kur vriteshin zyrtarët e LDK-së dhe kundërshtarët e tyre politikë nuk shprehnin ngushëllime.

Familja Imeri ka theksuar se “është e sigurt se kushdo që ka kryer krime do të marrë dënimin përkatës”.

Reagimi i plotë i familjes Imeri:

Ngushëllime Kadri Veselit për vdekjen e babait!

Kur vriteshin zyrtarët e LDK-së askush nga këta që sot akuzohen nga Haga për krime ndaj kundërshtarëve politikë nuk shprehnin keqardhje, as nuk shprehnin ngushëllime për vrasjet tinëzare që bënin!

-Ishte e qartë se kush organizonte dhunën, vrasjet politike, andaj baballarët e tyre nuk janë fajtor pse çunat u dolën vrasës mizor!

Vrasje politike, vrasje për pushtet bënin çunat e baballarëve të pafajshëm që sot plaken, sëmuren, vdesin me shpresën e vetme se sa rëndë do të ndëshkohen çunat e tyre për krimet e bëra.

- Nuk e kuptuan horrat se me vrasje nuk fitohet pushteti, dashuria, përkëdhelja, simpatia, madhështia, respekti..

Dhe mandej vjen dita e gjykimit, atë ditë as nuk mund të mbrohesh dhe as të lirohesh, por do të ndëshkohesh!

-Ditët ecin shpejt madje edhe vitet e dekadat dhe krimi nuk vjetërsohet!

-Secili që ka dorë në krime do të marrë dënimin përkatës. Kjo është e sigurt!

-Krimet të ndjekin, atyre nuk mund t’u fshihesh asnjëherë, krimet janë fenomene që gjallërojnë, ato pushojnë kur shpallet ndëshkimi..

-Prandaj mos bëni krime...

-Ngushëllime Kadri!

Image
Postimi i familjes Imeri në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat