​Konjufca-Clark: Republika e Kosovës do t`ju mirëpres gjithmonë si hero

Aktuale

​Konjufca-Clark: Republika e Kosovës do t`ju mirëpres gjithmonë si hero

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 18:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin amerikan Wesley Clark, i cili shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjenerali Clark u shpreh i lumtur për vizitën e tij në Kosovë dhe e përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për progresin dhe të arriturat që ka shënuar shteti ynë ndër vite, duke u bërë shembull impresionues i lirisë e demokracisë dhe faktor paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi në rajon e më gjerë.

Ndërsa kryekuvendari Konjufca, tha se populli i Kosovës dhe ai personalisht ndjehen shumë të nderuar e të privilegjuar që në mesin e tyre sot gjendet ish-komandanti Suprem i NATO-s dhe miku i madh i popullit tonë, gjenerali amerikan Wesley Clark – ushtaraku i shquar i cili urdhëroi bombardimet e Aleancës Veri-atlantike mbi caqet serbe, duke i dhënë fund kapitullit të dhimbshëm të historisë sonë dhe duke ndaluar kështu gjenocidin e Serbisë mbi popullin shqiptar në Kosovë.

“Shfrytëzoj edhe këtë rast për t’ju shprehur juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirënjohjen dhe falënderimin e pafund për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen që vendi juaj vazhdon t’i jap vendit tonë në të gjitha proceset e integrimit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm. Liria dhe pavarësia e Kosovës tashmë mbajnë vulën tuaj, të ShBA-ve, të NATO-s dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Republika e Kosovës do t`ju mirëpres gjithmonë si hero”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat