Tomë Gashi: Dhurata Hoxha është në siklet nga mëkatet ndaj familjes së Astrit Deharit

Aktuale

Tomë Gashi: Dhurata Hoxha është në siklet nga mëkatet ndaj familjes së Astrit Deharit

Nga: N.Sh Më: 10 korrik 2021 Në ora: 11:53
Dhurata Hoxha

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritë aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me ish-ministren po akuzohen edhe ish sekretari i Ministrisë Kushtrim Cukaj dhe zyrtarët e F. M., D. Sh., N. O.

Avokati Tomë Gashi, që disa ditë po shkruan për Dhurata Hoxhën.

Edhe sot ka postuar një fotografi të saj, ku thotë se është në siklet nga mëkatet ndaj familjes së Astrit Deharit.

“Në siklet nga mëkatet ndaj familjes së Astrit Deharit.

Plus e akuzuar për keqpërdorim të 168.000 euro si ministre në projekt për ndryshim të kufijve të Kosovës”, shkruan Gashi në Facebook.

Ndryshe, Hoxha po akuzohet pas një hulumtimi të gjatë, ku paratë e taksapaguesve ishin përdorur për të lobuar për ndryshim të kufijve.

Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës, akuzohet se i pagoi 168,000.00 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat