Edhe Klinaku i reagon Gërvallës: Edhe sa Kurti do e durojë një ministre të tillë

Aktuale

Edhe Klinaku i reagon Gërvallës: Edhe sa Kurti do e durojë një ministre të tillë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 21:14
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, e cila tha se Kosova nuk duhet tafajësojë BE-në për gabimet e veta.

Përmes një posrtimi në Facebook, Klinaku thotë se janë vetë zyrtarët e BE-së ata që e kanë pranuar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash.

Ai thotë se Kosovës duhet t’i interesojë bashkimi me Shqipërinë e jo me BE-në.

Postimi i plotë:

“E para:

Shumë herë më parë e kam thënë se vizat nuk liberalizohen pa u përfunduar marrëveshja Kosovë-Serbi;

E dyta:

Të fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kushteve duke ia lënë fajin asaj, e të mos e fajësosh BE-në ku edhe zyrtarët e saj kanë thënë se janë përmbushur kriteret por ka ‘divergjenca’ në BE, përveç se është amatorizëm politik, është edhe e dëmshme për Kosovën dhe nuk e di se edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë të jashtme.

E treta:

Prapë e kam thënë më herët, mos vraponi pas BE-së sepse humbni vite e derisa Kosova të futet aty, ajo mund edhe të prishet;

***Kosovës duhet t’i interesojë vetëm bashkimi me Shqipëri e jo me BE***”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat