“Nuk duhet të lejohen të hyjnë në Kosovë”/ Analisti kërkon të shpallen ‘non-grata’ këta persona

Aktuale

“Nuk duhet të lejohen të hyjnë në Kosovë”/ Analisti kërkon të shpallen ‘non-grata’ këta persona

Nga: A.M Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:43
Krenar Shala

Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sot në përvjetori e kësaj masakre kishe shumë reagime edhe nga krerë të insitutcioneve të Kosovës.

Kurse, analisti Krenar Shala bëri thirrje që të gjithë qytetarët e vendeve të treta, që e mohojnë gjenocidin e Srebrenicë, të shpallen persona non grata dhe të mos lejohen të hyjnë në Kosovë.

“Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës duhet të sanksionohet si vepër penale. Kush e mohon gjenocidin e Srebrenicës, duhet të përballet me ligjin”, shkroi Shala në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës duhet të sanksionohet si vepër penale. Kush e mohon gjenocidin e Srebrenicës, duhet të përballet me ligjin. Qytetart e vendeve të treta, që e mohojnë gjenocidin e Srebrenicë, duhet të shpallen persona non grata dhe kështu nuk duhet të lejohen të hyjnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat