Flet Valon Ramadani dhe tregon se a është kandidat për kryetar të Ferizajt?

Aktuale

Flet Valon Ramadani dhe tregon se a është kandidat për kryetar të Ferizajt?

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:36
Kryetari i degës së VV-së në Ferizaj, Valon Ramadani

Kryetari i degës së VV-së në Ferizaj, Valon Ramadani, ka folur sa i përket kandidimit të tij për kryetar të komunës së Ferizajt.

Ramadani në një prononcim ka deklaruar se ka gjasa që ky i fundit të jetë kandidat, por, sipas tij, kjo do të bëhet e ditur brenda 2-3 dite.

“Unë mundem me qenë njëri prej tyre, po ende nuk është konfirmur kush e qysh ka kandiduar, janë disa procedura që brenda 2-3 dite kryhen. Janë punë të brendshme që derisa të kryhen nuk mundem me i nda me medie. Po mbasi jam kryetar i degës ka gjasa me qenë, po nuk është e konfirmuar akoma brenda partisë”, ka thënë Ramadani.

Media nga burime brenda VV-së në Ferizaj, mëson se Ramadani është i vetmi që ka paraqitur kandidaturën për kryetar të Ferizajt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat