“Po na shitni p****, moni amoni ju qoftë se nuk jemi …”/ Tali “shpërthen” ndaj ish-kryegjyqtarit të EULEX-it

Aktuale

“Po na shitni p****, moni amoni ju qoftë se nuk jemi …”/ Tali “shpërthen” ndaj ish-kryegjyqtarit të EULEX-it

Nga: A.Zh Më: 12 korrik 2021 Në ora: 12:35
Driton Tali

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka raportuar për skandalet në misionin e EULEX-it në Kosovë.

Ai ka akuzuar EULEX-in dhe Bashkimin Evropian se i janë vërsulur me sulme personale ndaj pretendimeve të tij lidhur me skandalet për korrupsion.

Ai, deklaratën e bëri para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Driton Tali, ish-këshilltar i Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Tali ka kërkuar që Simmons të mos i shes si luftë parimore, interesat e tij personale dhe luftën e brendshme.

Ai ka kujtuar se si EULEX nuk kishte bërë asgjë për kërkesën e tij që të luftohej krimi.

Reagimi i Talit në Facebook:

"Masi t'cofë uki krejt shkojnë e ja matin gojën me pllomë".

General Kermabon, Mersi pour rian – General de Kermabon – Thank you for nothing!

Kur "erdhi" Eulex (realisht shumica dërmuese e nëpunësve ishin këtu po të njëjtit nëpunës të Unmikut nga Shtylla e II dhe IV), me premtimin pompoz që "kriminelët duhet t’i frikësohen EULEX'it”, sidomos "peshqit e mëdhenj", maksimë të cilën e përsëriste me çallëm kryeprokurori i parë, z Theo Jacobs, e pastaj edhe Johannes van Vresëeejk (i cili e zëvendësoi z. Jacobs) dhe të gjithë të tjerët pastaj me radhë.

Një kohë madje filluat të merreni me mua (e jo me kriminelët), sepse unë kërkoja publikisht (nga Kuvendi) që ju (EULEX'i) ta luftoni krimin për çka merrnit rroga goxha të majme, shumë ma shumë që soji juaj mund të merrte në vendet e juaja të origjinës.

Sidomos filluat të më qitni kokëdhimbje nga atëherë kur shefit të parë të Eulex'it, Yves de Kermabon, iu drejtova nga foltorja e Kuvendit, me "faleminderit për asgjë!!!".

Sepse pati bërë asgjë, ashtu sikurse të gjithë pasuesit e tij.

Po t'i kryenit ju punët për çka paguheshit shumë ma shumë se në vendet e juaja të origjinës, ne tashti nuk do të kishim nevojë për Gjykatën Speciale.

E tashti na shitni "pordha", moni amoni ju qoftë se nuk jemi aq naivë.

Interesat e juve personale dhe luftën e brendshme mos na shtini si luftë parimore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat