Flasin nga Ministria e Drejtësisë, tregojnë nëse kanë pranuar kërkesë për mbrojtje të Thaçit në Slloveni

Aktuale

Flasin nga Ministria e Drejtësisë, tregojnë nëse kanë pranuar kërkesë për mbrojtje të Thaçit në Slloveni

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:54
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë si i akuzuar për krime të luftës ka kërkuar që t’i mundësohet mbrojtja nga arresti shtëpiak.

Kështu shkruan në një artikull të datës 10 korrik të gazetës sllovene “Necenzurirano”.

Në këtë artikull theksohet se gazeta posedon informacion se Thaçi si vend të tretë e ka përzgjedhur Slloveninë për t`u mbrojtur.

Media ka pyetur në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës për të parë nëse ka pranuar ndonjë kërkesë nga mbrojtja.

Në përgjigje, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se nuk ka pranuar asnjë kërkesë sa i përket mbrojtjes në një shtet të tretë të ish-presidentit Thaçi.

“Sa i përket pyetjeve tuaja lidhur me pretendimet e mediumit slloven “Necenzurirano”, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë kërkesë për sa i përket mbrojtjes në një shtet të tretë të ish Presidentit Thaçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat