Radhë të gjata: Ndalet energjia në Qendrën e Vaksinimit në Ferizaj, ndërpritet procesi

Aktuale

Radhë të gjata: Ndalet energjia në Qendrën e Vaksinimit në Ferizaj, ndërpritet procesi

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 08:15
Ferizaj

Në mëngjesin e së mërkurës personeli shëndetësor në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid19 në shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj është përballur me disa probleme për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike.

Një lexues i medias ka dërguar pamje nga kjo Qendër duke thënë se si pasojë e ikjes së dritave është ndërprerë edhe procesi i vaksinimit në sallën e Edukatës Fizike.

Sipas pamjeve që ka dërguar ai, para hyrjes së shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj është krijuar një radhë me disa persona duke pritur që të vaksinohen kundër Covid19.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat