Deklaroi se ishte përdhunuar dhe trafikuar në Serbi, rastin e Miss Kosovës e merr përsipër Ministra e Drejtësisë

Aktuale

Deklaroi se ishte përdhunuar dhe trafikuar në Serbi, rastin e Miss Kosovës e merr përsipër Ministra e Drejtësisë

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2021 Në ora: 20:35
Adriana Matoshi, Tuti Sejdiu

Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu, shokoi opinionin publik pasi rrëfeu se ishte përdhunuar në moshën 13 vjeçare. Po ashtu, ajo ka deklaruar se ishte trafikuar në Kosovë e Serbi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i ka dalë në ndihëm Sejdiut.

Ajo ka njoftuar se me rastin e Sejdiut po merr Ministra e Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Një çikë e fortë që vendosi me e shpalosë historinë e saj te trishtë në momentin që fitoj titullin e më të bukurës në Miss Univers Kosova!

Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, por prurja e drejtësisë në vend!

Ajo tani është në duar të sigurta duke falënderuar shumë Ministrinë e Drejtësisë dhe njerëzit që punojnë pa u lodhur për të çuar amanetin e saj në vend!

Një vajzë si Tuti i duhet Kosovës…

E guximshme, e fortë dhe shumë motivuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat