Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 06:31
Ilustrim

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2021

- Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon me grevë të përgjithshme nga ora 08-16. (Në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës, ora 8:00)

- U.d i Drejtorit të Departamentit për Kufi, Kolonel Ragip Bunjaku raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
    
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovë vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimshqyrton informacionet mbi gjetjet e rekomandimeve nga Plani i Monitorimit të Procesit të Integrimit Evropian 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
    
- Instituti i Prishtinës për Studime Politike në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung prezanton rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”. (Hotel Sirus, ora 10:00)
    
- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te lapidari i dëshmorëve në rrugën “UÇK”. (Transiti Rahovec, Malishevë, ora 10:30)

- Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava do të jap mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së. (Salla e Kuqe në Pallatinë e Rinisë, ora 11:00)
    
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Në kuadër të vizitave nëpër komuna, për tu informuar nga afër me pritjet që i bëhen bashkëatdhetarëve të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, do të qëndroj në Lipjan, ku do të takohet me kryetarin Imri Ahmeti. (Komuna e Lipjanit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e Kompanive Rajonale të Ujit, të ftuar Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Kompanitë Rajonale të Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat