Raporti i IKSHPK: Rritje e numrit të rasteve me Covid, kaq persona u infektuan në 24 orë

Aktuale

Raporti i IKSHPK: Rritje e numrit të rasteve me Covid, kaq persona u infektuan në 24 orë

Nga: G.B Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:06
Ilustrim

IKSHPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të reja me Covid19, përcjell Bota sot.

Sipas njoftimit në Facebook, sot nuk ka asnjë rast të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

22 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575.

Në total numri i rasteve aktive është 114.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat