Emini: Njohja e Kosovës nga Greqia, derivat i Marrëveshjes së Uashingtonit

Aktuale

Emini: Njohja e Kosovës nga Greqia, derivat i Marrëveshjes së Uashingtonit

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 23:58
Donika Emini

Njohësja e integrimeve evropiane, Donika Emini thotë se Greqia është palë implicite e Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Palë implicite e Marrëveshjes së Uashingtonit është Greqia, njohjen e se cilës po e pret Kurti që më pas ta konsideroj si sukses. Izraeli ka qenë palë eksplicite”, ka deklaruar ajo.

“Greqia është pala kryesore ekonomike e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilës SHBA i kanë dhënë rëndësi të madhe përmes portit të Aleksandrisë. I gjithë bashkëpunimi aktual që është duke u bërë me Greqinë është si rezultat e Marrëveshjes së Uashingtonit”, tha ajo.

Emini thotë se roli prijës i Greqisë në disa samite që kanë mbajtur në Ballkan derivojnë nga Marrëveshje e Uashingtonit.

“Greqia ka interesa puro ekonomike, jo se e do Kosovën dhe dëshiron njohjen e saj”.

Analistja thotë se nëse ndodh njohja nga Greqia, mbrapa saj është Biden dhe SHBA-të.

“Unë po shpresoj se njohja do të ndodh”.

Emini thotë se nuk do të ishte në rregull nga Qeveria Kurti të pranojë disa pika e disa të tjera të mos pranojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat