“Grupet e organizuara kriminale nuk na ndalin”/ Hysen Durmishi publikon detaje

Aktuale

“Grupet e organizuara kriminale nuk na ndalin”/ Hysen Durmishi publikon detaje

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:41
Hysen Durmishi

Ka nisur sot asfaltimi i shtresës së parë në projektin “Ndërtimi i rrugës nacionale N25, segmenti Besi – Podujevë, Llot 4”. Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Sipas tij, kjo po ndodhë për qytetarët dhe vetëm për ta, pavarësisht pengesave, sabotazhave e përpjekjeve të grupeve të organizuara kriminale që të na pengojnë.

Statusi i plotë i Durmishit:

Grupet e organizuara kriminale nuk na ndalin

Mision e kemi që sa më parë të përfundohen projektet që janë zvarritur me vite të tëra.

Sot po asfaltohet shtresa e parë në projektin “Ndërtimi i rrugës nacionale N25, segmenti Besi – Podujevë, Llot 4”.

Për qytetarët dhe vetëm për ta, pavarësisht pengesave, sabotazhave e përpjekjeve të grupeve të organizuara kriminale që të na pengojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat