25 korriku i kobshëm për Kosovën/ Edhe në vitin 2002 kishte ndodhur një aksident si ky sot – detajet...

Aktuale

25 korriku i kobshëm për Kosovën/ Edhe në vitin 2002 kishte ndodhur një aksident si ky sot – detajet...

Nga: P.R Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:10
Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, 10 të vdekur e 44 të lënduar

25 korriku mund të shënohet edhe si datë e kobshme për Kosovën.

Sot më 25 korrik, si pasojë e një aksidenti të rëndë në Kroaci, 10 bashkatdhetar humben jetën, ndërsa u lënduan edhe 44 persona, prej të cilëve 15 me lëndime më të rënda.

E pikërisht me 25 korrik të vitit 2002, kishte ndodhur edhe një aksident i ngjashëm sikur ky sot, ku 12 qytetarë nga Kosova kishin humbur jetën nga rrokullisja e autobusit, dhe ishin lënduar 30 të tjerë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook Astrit Zemaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel.

“25 korriku i kobshëm për Kosovën. Dy aksidentet me autobus, 2002 dhe 2021. Pikërisht në datën e sotme, me 25 korrik 2002, si pasojë e një aksidenti të rëndë nga rrokullosja e një autobusi pranë kufirit Mal i Zi – Kosovë, brenda territorit të Kosovës, 12 qytetarë të vendit tonë kanë humbur jetën dhe së paku 30 të tjerë kanë qenë të lënduar. Autobusi ka qenë i Prishtinës, me pasagjerë që ktheheshin nga Ulqini për në Kosovë, të cilët sipas dëshmitarëve të ngjarjes tragjike, autobusi ishte rrëzuar në një humnerë afro 100 metra të thellë. Ngushëllime familjeve dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat