Ministri kroat jep lajmin e mirë: Shumë pacientë do të lirohen nesër nga spitali – ja kur mund të kthehen në Kosovë

Aktuale

Ministri kroat jep lajmin e mirë: Shumë pacientë do të lirohen nesër nga spitali – ja kur mund të kthehen në Kosovë

Nga: A.Morina Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:49
Foto nga vendi i aksidentit

Pas trishtimit dhe lajmeve të këqija gjatë kësaj dite, ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh dha një lajm të mirë për shqiptarët e plagosur në aksidentin e Bordit.

Ministri Berosh për HTV e konfirmoi se disa nga të plagosurit lehtë do të lirohen nesër nga spitali, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike, tha ai dhe përsëriti se në spital është formuar një qendër informacioni 035 201 111, e cila mbledh informacione nga të gjitha shërbimet përkatëse për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

“Nuk ka ndonjë përkeqësim të dukshëm në pamjen klinike të të shtruarve në spital. Disa procedura kirurgjikale janë kryer tashmë, dhe disa prej tyre në indikacione që nuk janë urgjente - do të kryhen gjithashtu nesër. Shumë pacientë pësuan lëndime të lehta dhe mund të lëshohen nesër në shtëpi, tha Beros.

Ministri shtoi, megjithatë, se kthimi i tyre në Kosovë do të varet nga gjendja e të dashurve të tyre. Gjegjësisht, mes udhëtarëve kishte anëtarë të së njëjtës familje, kështu që ata do të presin rezultatin e trajtimit të të tjerëve. Ai theksoi se gjendja shëndetësore pas aksidentit u stabilizua shumë herët falë reagimeve të shpejta të të gjitha shërbimeve profesionale - ambulanca, mbrojtja civile, zjarrfikësit dhe të tjerët.

“Pasi e bëmë atë pjesë mjekësore, ne vazhduam me organizimin e shërbimeve mbështetëse. Një psikolog dhe një psikiatër klinik janë në dispozicion për pacientët tanë. Gjithashtu, falë reagimit të shpejtë të ambasadorit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë në Slavonski Brod - ata erdhën këtu dhe dhanë fjalën e parë të ngushëllimit në gjuhën amtare, e cila ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, tha ministri, përcjell “Bota sot”.

Ministri edhe një herë shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerit dhe për të gjithë qytetarët e Republikës, dhe shprehu dëshirën e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat