Albin Kurti bën homazhe te varri i Enver Zymberit në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Aktuale

Albin Kurti bën homazhe te varri i Enver Zymberit në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 12:30
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përvjetorin e 10 të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, ka bërë homazhe të varri i tij.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga zyra e kryeministrit.

“Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011, dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen. Kryeministri tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Një buqetë lulesh u vendos sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili më 26 korrik 2011 humbi jetën në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i tij.

Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011, dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen.

Kryeministri tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat