Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, raporton sot në komision parlamentar

Aktuale

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, raporton sot në komision parlamentar

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 07:46
Blerim Olluri

Sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton kryeshefit Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri.

Mbledhja e Komisionit ku pritet raportimi i Ollurit do të mbahet në ora 10:00.

Ndryshe, muaj më parë kishte thënë se po sfidohen seriozisht me mungesë të materialit esencial për kryerjen e analizave të ADN-së.

Olluri ka njoftuar se gjatë pandemisë kjo Agjenci ka qenë në vështirësi të përmbushjes së obligimeve të saj, për shkak të reduktimit të stafit.

“Sfidë kemi edhe mungesën e materialeve për analizën e ADN-së. Kemi me qindra raste në pritje. Kontrata është realizuar por jemi në pritje të furnizimit me kimikate të ndryshme, apo material esencial për kryerje të analizave të ADN-së. Rastet janë në paraburgim, janë pritje e ne ende nuk kemi furnizim që është brengosëse dhe shqetësuese. I kemi njoftuar të gjithë akterët tjerë si Këshillin Prokurorial, Gjyqësor, MPB-në. Nuk kemi një arsyetim nga kompania që është zgjedhur pasi që është shpallur tenderi. Këto ditë do të kalojë edhe afati i urdhërblerjës”, është shprehur ai në muajin shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat