​Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica, që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Aktuale

​Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica, që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2021 Në ora: 19:20
Anjeza Bellanica

(E plotësuar 19:30) - Në mbrëmjen e së mërkurës i është dhënë lamtumira e fundit, Anjeza Bellanicës, 18-vjeçares që humbi jetën në aksidentin në Kroaci.

Familjarë dhe miq të shumtë janë mbledhur në Krushë të Madhe të Rahovecit për ta varrosur viktimën më të re në moshë nga aksidenti i autobusit që po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.

Dhimbja te familjarët është e madhe për Anjezën, megjithëse s’pranuan të flasin para kamerës së KosovaPress-it dhe nuk lejuan të gjirohet procesi i varrimit. Ata jashtë kamerës thanë së kjo tragjedi është e rëndë për familjen e tyre.

E ndjera së bashku me 9 qytetarë të tjerë humbën jetën si pasojë e një aksidenti në Kroaci, rrugës për atdheun e tyre. Ndërsa mbi 40 të tjerë u lënduan.

***

Ka filluar ceremonia e varrimit të Anjeza Bellanicës

Varrimi i saj po të bëhet në Krushë e Madhe, shkruan "Bota sot".

Gjatë ditës, janë zhvilluar edhe varrimet e tjera të viktimave të cilët kanë ndërruar jetë gjatë aksidentit në Kroaci.

Gjatë këtij aksidenti kanë ndërruar jetë 10 persona, ndërkaq janë lënduar 45 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat