Kurti bojkoton Forumin Ekonomik në Shkup: ‘Minishengen’, ide e Novi Sadit! Nuk ka miratimin tonë

Aktuale

Kurti bojkoton Forumin Ekonomik në Shkup: ‘Minishengen’, ide e Novi Sadit! Nuk ka miratimin tonë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 20:27
Edi Rama dhe Albin Kurti

Qeveria e Kosovës vijon të mosdakodësohet me nismën e ‘Mini-shengenit’, se nuk është në interes të shqiptarëve dhe Albin Kurti do të bojkotojë edhe punimet e Forumit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Rajonal të Shkupit, që mbahet ditën e enjte.

Zyra e shtypit e Qeverisë së Albin Kurtit ka konfirmuar për mediat se Kryeministri i Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon kësaj nisme.

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, thotë Qeveria e Kosovës.

Rama, Vuçiç dhe Zaev mblidhen ditën e enjte në Shkup për punimet e Forumit Ekonomik. 

Në fund të diskutimeve do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve për bashkëpunimin rajonal mes dy kryeministrave dhe presidentit serb. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 2 orë dhe në 12:30 do të ketë edhe një deklaratë të përbashkët mes kryeministrave Rama, Zaev dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat