Varrosen nënë e bijë, flet kryefamiljari, thotë se nuk do të donte të kthehej më në Gjermani

Aktuale

Varrosen nënë e bijë, flet kryefamiljari, thotë se nuk do të donte të kthehej më në Gjermani

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 00:38
Pamje nga varrimi

Në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit Valentinë e Erlindë Binakaj që vdiqën në aksidentin e së dielës në Kroaci.

Kryefamiljari Sylë Binakaj, tha se kjo tragjedi e ka shtyrë të mendojë që mos të kthehen më në Gjermani, por që këtë duhet ta bëjnë patjetër.

E vëllai i të ndjerës, Valon Zuba kujtoi qe pikërisht të mërkurën, motra e tij e ndjerë, Valentina, kishte një ceremoni festive andej edhe u nis me autobus nga Gjermania.

Familjarët falënderuar autoritete e Kosovës e ato të Kroacisë për ndihëm që iu ofruan në këtë tragjedi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat