Pas qëndrimeve të Ramës për ‘Minishengenin’ – alarmohet për ‘krizë’ në nivelin bashkëpunues Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Pas qëndrimeve të Ramës për ‘Minishengenin’ – alarmohet për ‘krizë’ në nivelin bashkëpunues Kosovë-Shqipëri

Nga: A.M Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka reaguar pas takimit të mbajtur ndërmjet Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Zoran Zaqevit.

Ai doli kundër deklaratave dhe qëndrimeve të Ramës në këtë takim.

Shasha tha se përmes deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë pasqyrohet niveli më i ultë i bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë.

Mirëpo, drejtori i institutit EPIK u shpreh i lumtur që Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në projektin e Minishengenit.

“Rrjedhimisht, në gjithë këtë kontekst, Kosova ka bëre mirë që ka mbetur konsistente në politikën e saj të jashtme, duke zgjedhur procesin e Berlinit, para aventurës së Mini-Shengenit. Procesi Berlinit gëzon pjesëmarrjen e jo vetëm të gjitha vendeve të Ballkanit, por edhe të gjitha vendeve më të fuqishme të BE-së, të kryesuara nga Gjermania. Prandaj, për Kosovën zgjidhja në mes Gjermanisë dhe Serbisë, çdo herë do jetë një zgjidhje e lehtë”, shkroi Shasha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Jam në qëndrim absolutisht të kundërt me Kosovën” – tha sot Rama para Vuçiqit. Pra, kjo deklaratë pasqyron saktë nivelin më të ultë të bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë ndonjëherë.

Lëre që Rama ka vazhduar të godas Kosovën për shkak Mini-Shengenit, por Rames nuk i shkoj as mendja që të adresoj atë që Komiteti i Helsinkit cilësoj spastrim etnik i shqiptarëve nga Serbia përmes masave administrative ne Luginën e Preshevës.

Pra për të thënë ndryshe për Ramën, para njohjes së Kosovës nga Serbia, vije suksesi i Mini-Shengenit. Para spastrimit etnik të shqiptarëve në luginë, vijnë interesat politik dhe ekonomik të Serbisë.

Përtej kësaj, fakti që dy vite pas lansimit të iniciativës në takimin e Shkupit refuzuan të marrin pjesë gjysma e vendeve të Ballkanit dhe TË GJITHË akterët të rëndësishëm ndërkombëtar tregon çdo gjë për fatin e kësaj iniciative.

Jo vetëm aq, por dy vite pas lansimit të iniciativës pjesëmarrësit nuk mund të dakordohen as për emrin e iniciativës. Kjo është çfarë ndodh kur bashkëpunimi rajonal shndërrohet në cirkus politik.

Sa i përket kredibilitetit të zotimeve të sotme të Vuçiq-Rama-Zaev, ia vlen të shikosh se çfarë ka ndodhur me shtatë zotimet e Samitit të Tiranës të bëra na tetor 2019. Nga total prej shtatë zotimeve konkrete, ASNJË prej tyre nuk është përmbushur. Sa për kujtim psh. pjesëmarrësit ishin zotuar në Tiranë se deri në fund të vitit 2020, do të sigurojnë funksionalizimin e sistemit të lëvizjes së lirë të mallrave. Sot thanë që e arrijnë këtë deri 2023-en. Këtij zotimi më as ata vet nuk i besojnë.

Dhe kjo nuk është për tu habitur. Ky ishte fati i iniciativës Mini-Shengenit që nga fillimi. Që një iniciativë rajonale të këtë sukses ajo duhet të përmbush minimalisht 3 elementet kyçe: (1) të këtë gjithëpërfshirje politike, (2) të këtë fonde për të implementuar projektet rajonale, dhe (3) të këtë strukturë administrative që do monitoroj zbatimin e zotimeve politike. Iniciativa e MIni-Shengenit nuk ka përmbushur, dhe nuk përmbush, asnjërin nga këto 3 kritere bazë.

Rrjedhimisht, në gjithë këtë kontekst, Kosova ka bëre mirë që ka mbetur konsistente në politikën e saj të jashtme, duke zgjedhur procesin e Berlinit, para aventurës së Mini-Shengenit. Procesi Berlinit gëzon pjesëmarrjen e jo vetëm të gjitha vendeve të Ballkanit, por edhe të gjitha vendeve më të fuqishme të BE-së, të kryesuara nga Gjermania. Prandaj, për Kosovën zgjidhja në mes Gjermanisë dhe Serbisë, çdo herë do jetë një zgjidhje e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat