“Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës”, Shaip Kamberi ia bën të qartë një gjë Vuçiqit

Aktuale

“Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës”, Shaip Kamberi ia bën të qartë një gjë Vuçiqit

Nga: G.B Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:57
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj Ramës dhe Vuçiqit pas Forumit të mbajtur dje në Shkup, ku Minishengenit iu ndryshua emri në Ballkan i Hapur.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ai a ka bërë të qartë presidentit serbe se rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, përcjell Bota sot.

Andaj, sipas tij, pa një marrëveshje të Serbisë me Kosovën, cilado iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë.

Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat