Vuçiq nuk kërkon falje për krimet, nuk e njeh Kosovën/Analisti ia përmend Ramës të bëmat e Serbisë

Aktuale

Vuçiq nuk kërkon falje për krimet, nuk e njeh Kosovën/Analisti ia përmend Ramës të bëmat e Serbisë

Nga: G.B Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:45
Pamje nga forumi në Maqedoni

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar Forumin e mbajtur dje në Shkup, ku Minishengeni u shndërrua në Ballkan të Hapur.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk bën të lidhet asnjë marrëveshje dhe ai duhet të largohet nga pushteti, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Rama duhet ta dijë se Vuçiq nuk e njeh Kosovën të pavarur, nuk kërkon falje dhe i arsyeton vrasjet në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq, i cili i madhëron kriminelët e luftës, ju këndon këngë atyre që shkaktuan gjenocid dhe i cili edhe vet ka qenë përkrahës dhe pjesëmarrës i gjenocidit në Bosnje dhe në Kosovë, nuk bën të lidhët as një marrëveshje politike dhe as ekonomike, siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut lidhur më Minishengenin ballkanik. Inspiruesit e ideologjive gjenocidiale, siç është edhe Vuçiq, duhet të bëhet çmos të largohen nga pushteti, e jo të faktorizohet në Ballkan. Njerëzit e tillë nuk i kontribuojnë paqes dhe qetësisë në rajon. Në vend që të shembet një logjikë e tillë e instaluar nga vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar kundër shqiptarëve, shovinisti Vuçiq po e kultivon edhe më shumë logjikën pushtuese serbomadhe. Elita politike serbe ka mbetur e vetmja elitë në rajon ku kriminelët shëtisin lirshëm, ku kriminelëve ju thurën lavde dhe ndërtohen buste. Vuçiqi është ai që po i arsyeton vrasjet në Kosovë, edhe pse kanë kaluar tashmë shumë vite nga lufta. Nuk po kërkon falje për viktimat e shumta shqiptare dhe nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës…Këtë gjë duhet ta dinë mirë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe të gjithë njerëzit e politikës shqiptare…Të vrarët shqiptarë të luftës ende nuk po pushojnë në paqe nga gabimet e deritashme të politikave dhe disa politikanëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kjo praktikë e deritashme e politikave të mbrapshta ka ardhur koha të ndalohen… Serbia nuk është për integrime rajonale, ajo ka interesa ekspansioniste ndaj trojeve etnike shqiptare…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat