Rama në Open Balkan/Tomë Gashi reagon sërish: Dikush duke na fyer, herë na quan vëllezër e herë Kosovë

Aktuale

Rama në Open Balkan/Tomë Gashi reagon sërish: Dikush duke na fyer, herë na quan vëllezër e herë Kosovë

Nga: G.B Më: 31 korrik 2021 Në ora: 10:21
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Avokati Tomë Gashi ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se nuk duhet të mbetemi peng i së shkuarës, derisa bashkë me Vuçiq dhe Zaev, i kanë ndryshuar emrin Minishengenit në Open Balkan.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka kujtuar deklaratën e ish presidentit Thaçi se “nuk janë djem problematik” ai dhe Vuçiq, përcjell Bota sot.

Ndërsa tani thotë se Rama na thotë që të harrojmë të kaluarën.

Ai ka thënë se Vuçiqit nuk i shuhet dashuria për krimet e shtetit të vet, ndërsa dikush duke na fyer, herë na quan vëllezër e herë Kosovë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ui ar not problematik gajs, thoshte njeri dikur.

Tani dikush në vend te atij thotë:

Duhet ta harrojnë të kaluarën…

Po këtij kakes si shuhet dashuria për krimet e shtetit të vet, Serbisë gjenocidiale.

Ky ende e madhëron dhe respekton kriminelin e vet - Gjeneralin Serb të dënuar për gjenocid.

Dhe dikush duke na fyer, na quan herë vëllezër e herë Kosovë, si t’i teket…

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat