Alarmon Bytyçi: “Ballkani i hapur” nismë e Soros, mafia e investitorët rusë do të derdhin paratë në brigjet e Adriatikut

Aktuale

Alarmon Bytyçi: “Ballkani i hapur” nismë e Soros, mafia e investitorët rusë do të derdhin paratë në brigjet e Adriatikut

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 08:07
Enver Bytyçi

Analisti Enver Bytyçi ishte në studion e RTV Ora për të analizuar nismën “Ballkani i Hapur” projekti që deri më 29 korrik mbante emrin “Minishengeni ballkanik”

Profesor Bytyçi thotë se Gjermania, e jo vetëm nuk është entuziaste për këtë nismë Rama-Zaev- Vuçiç e cila nuk është përkrahur nga krerët kryesorë të BE. Ai nënvizon se kjo nismë krijon mundësi që në Ballkan të futen aktorë jashtë europianë dhe jashtë amerikanë dhe argumenton se pse procesin i Berlinit u shkatërrua nga iniciativa për krijimin e minishengenit

“Në ditën që në Shkup Rama takohej me Vuçiç e Zaev në Prishtinë ishte sekretari i jashtëm i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në asnjë nga prononcimet e tij për median nuk e përmendi minishengenin, përkundrazi në këtë ditë kishte ndërmarrë një aktivitet politik parallel me minishengenin në Prishtinë. Presupozon se Gjermania nuk është entuziaste dhe undërground nuk e përkrah, sepse Ballkani i hapur, krijon mundësi që në Ballkan të futen aktorë jashtë europianë dhe jashtë amerikanë”

Si do të futen?

"Përmes Serbisë do të ndodhë ajo çka ndodhi disa dekada në Malin e Zi, mafia dhe investitorët e fuqishëm rusë do të derdhin paratë në brigjet e Adriatikut. Do të kapin sektorë strategjikë të ndryshëm.

Ky asociacion është në kundërshtim me Europën, sepse Zaev e përmendi dhe tha: Ne nuk mund të presim Europën. Derisa i drejtohej me këtë gjuhë do të thotë që iniciativa është antieuropiane.

Ballkani i Hapur nuk është nismë thjesht ekonomike, parasëgjithash janë politike “të hartuara e projektuara nga George Soros në 1999 por në atë kohë nuk mundi ta realizonte. Sot Rama, Vuçiç e Zaev janë pjesë lidhjeve të ngushta të perandorisë së Sorosit."

Po cili është qëllimi i Sorosit?

"Të krijojë një shoqëri neoliberale. Soros dërgon në majën e pushtetit njerëzit e tij për të cilët ka investuar prej dekadash dhe përmes këtyre njerëzve të krijojë lehtësira për biznesin e tij. Të shtojë kapitalin e vet dhe të krijojë një lëvizje të re në botë  sipas të cilës neoliberalizimi është shpëtimi i kombeve dhe planetit, por në  të vërtetë është krejt ndryshe. Ky lloj neoliberalizmi nëse do të vijonte në formën që e ka projektuar Sorosi do e çonte në konflikte që nuk do të zgjidheshin në mënyrë paqësore, por do të kishte konflikte e luftra"   

Si ndikon “Ballkani i Hapur” për Kosovën

“Ballkani i hapur” izolon Kosovën, vështirëson pozicionin e Kosovës në dialog. I jep kredite presidentit të Serbisë në raport me Kosovën. Paraqet Serbinë si një shtet që tashmë ka tejkaluar të kaluarën dhe nuk ka nevojë të bazohet në dialog për atë çfarë ka ndodhur para dy dekadash e më tej. Nuk ka nevojë më të diskutohet dhe analizohet çfarë ka ndodhur me genocidin serb në Kosovë e të lehtësohet pozita e Serbisë në dialog me Kosovën e Serbia të përfitojë në këtë dialog. Ç’ka do të thotë Serbia e Kosova ti përmbahen parimit se duhet të bëhen kompromise.

Beogradi sillet sikur Kosovën e ka çiflig të vetin dhe dëshiron të bëjë me të siç dëshironte të bënte Millosheviçi. Kjo politikë e Beogradit nuk i jep hapësirë asnjë fuqie që të zgjidhë konfliktin mes Kosovës e Serbisë.

Berisha e Rama përballë Kosovës

Bytyçi analizon dhe rolet eish kryeministrit Sali Berisha kur ishte në qeveri dhe tani të Ramës.

“Sa kohë që Berisha ka qenë në pushtet në asnjë rast nuk kapasur as konflikt mendimesh me udhëheqësit e Kosovës. Konsultat kanë qenë të vazhdueshme dhe ka përkrahur gjithmonë qëndrimin e Kosovës. Asnjëherë nuk ka dalë kundër qëndrimeve të Prishtinës. Berisha nuk ka marrë kurrë rolin e paternalistit, si Rama.

Sot jemi në një diplomaci në kolaps në kuptimin e asaj çfarë duhet bëjë Shqipëria në ndihmë të Kosovës në drejtim të njohjeve dhe dialogut. Duhet të ndryshojë, por jam skeptik si do të mund ta bëjë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat