​Stafi i Ministrisë së Drejtësisë inkurajohet për raportimin e shkeljeve ligjore

Aktuale

​Stafi i Ministrisë së Drejtësisë inkurajohet për raportimin e shkeljeve ligjore

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Ministria e Drejtësisë organizoi sot një sesion informues për zyrtarët e kësaj ministrie lidhur me sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, theksoi para të pranishmëve punën që është bërë në drejtim të rregullimit të legjislacionit që garanton mbrojtje të sinjalizuesve.

“Kosova tashmë ka legjislacion të avancuar në fushën e sinjalizimit, i cili është në harmoni me standardet ndërkombëtare. Sot, po fillojmë prej shtëpisë sonë për të njoftuar për të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Sinjalizimi është raportimi i shkeljeve që ndodhin apo mund të ndodhin, andaj në kuadër të kësaj inkurajoj gjithë stafin e ministrisë t’i raportojnë ato”, tha Bajraktari.

Edhe zëvendës ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kërkoi që të gjitha rastet që mund të kenë dyshime për korrupsion brenda Ministrisë së Drejtësisë duhet të raportohen nga stafi i saj, si pjesë e luftës kundër kësaj dukurie negative.

Në një format tjetër, në sesionin informues, prezantuan ekspertet e fushës së sinjalizimit, Feride Podvorica dhe Noliana Kusari, ku kjo e fundit njëherësh është edhe zyrtare përgjegjëse për pranimi dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Në këtë drejtim, stafi i Ministrisë së Drejtësisë u njoftuan me të drejtat e sinjalizuesit, mbrojtjen që i ofrohet atij, procedurën e pranimit dhe trajtimit të rasteve të sinjalizimit si dhe mekanizmat gjegjës.

Ministria e Drejtësisë, krahas fushatës sensibilizuese ka përgatitur dhe vendosur në objektet e ministrisë edhe afishe informative lidhur me sinjalizimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat