“Kjo është mafia që kishte kapur shtetin!”, familja Imeri del me një deklaratë pas shkarkimit të Dardan Nuhiut

Aktuale

“Kjo është mafia që kishte kapur shtetin!”, familja Imeri del me një deklaratë pas shkarkimit të Dardan Nuhiut

Nga: M.L. Më: 4 gusht 2021 Në ora: 12:01
Ish Presidenti Thaçi dhe ish Drejtori i Inteligjencës Financiare Dardan Nuhiu, foto e publikuar në faqen e familjes Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, vlerëson se publikimi i përgjimeve pas të cilave u shkrarkua Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu, janë prova të qarta se kryeministri Kurti kishte të drejt kur thoshte shteti është i kapur.

Sipas kësaj familjeje, ditë më parë edhe Presidenti i SHBA-së, Biden u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Dite me pare Presidenti Joe Biden permes nje letre u pat kerkuar institucioneve te Kosoves qe te luftojne krimin e organizuar dhe korrupsionin kete siç duket e ka kuptuar mire qeveria Kurti duke goditur krimin e organizuar brenda institucioneve te cilin e paten instaluar garda e vjeter kriminale qe gjendet ne Hage . Publikimet e fundit deshmojne shtetin e kapur .Ja pra pse Kosoves i duhet Gjykata Spaciale sepse ne Kosove drejtesia ka qene e kapur dhe akoma eshte .Intelegjenca financiare prokuroret , gjykatesit etj po deshmohet ne keto publikime se paskan qene hallka te krimit . Keto publikime jane prova te qarta se Kryministri Kurti kishte te drejte kur thoshte se shteti eshte i kapur dhe duhet te çkapet .Paramendojeni nje kryeprokuror me diplome fallco drejton prokurorine institucionin me te rendesishme te shtetit a ka krim me i rende ?!!!”, thuhet në deklaratën e kësaj famileje.

Sipas familjes Imeri, kjo është ndërmarrje kriminale brenda institucioneve dhe kjo është mafia që kishte kapur shtetin!

“Shkarkimi i Dardan Nuhiut duhet te pasoje me shkakime tjera dhe hetohen te gjitha rastet e niveleve telarta te korrupsionit brenda institucioneve te Kosoves . Ne kete foto eshte Hashim Thaçi me puntorin e vet privat Dardan Nuhiun”, përfundon letra e familjes Imeri.

 

Dite me pare Presidenti Joe Biden permes nje letre u pat kerkuar institucioneve te Kosoves qe te luftojne krimin e...

Posted by Haki Imeri on Wednesday, August 4, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat