Pamje të tmerrshme: U dogjën mbi 80 hektarë pyje në Rugovë

Aktuale

Pamje të tmerrshme: U dogjën mbi 80 hektarë pyje në Rugovë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 21:32
Pamje nga Rugova

Vatrat e zjarrit në fshatin Shtupeq të Madh të Rugovës po vazhdojnë të rrezikojnë shtëpitë e banueshme.

Banorët e zonave afër vatrave të zjarrit kanë dërguar pamje.

E në Shtupeq të Rugovës me zjarret bubulake po luftojnë zjarrfikësit, Policia e Kosovës, FSK’ja dhe NATO’ja.

Kujtojmë se banorët të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri tashmë janë evakuuar, ndërsa ekipet e shpëtimit, FSK dhe Policia kanë ndihmuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kryetari i fshatit Shtupeq, Agron Nikçi tha gjatë sot se ndërhyrja e KFOR-it po të kishte ndodhur në fillim situata do të ishte më e mirë.

“Tashmë është shumë vonë. Unë nuk kam shpresa se edhe KFOR-i tashmë mund të bëjë diçka. Mendoj se vetëm shiu mund t’i ndalon ato zjarre”, deklaroi Agron Nikçi.

Image
Image
Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat