Alarmante/ 195 raste pozitive dhe kaq vdekje brenda 24 orëve si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Alarmante/ 195 raste pozitive dhe kaq vdekje brenda 24 orëve si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 5 gusht 2021 Në ora: 14:58
Ilustrim

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e covid-19 në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga IKSHPK-ja.

Sipas njoftimin gjatë kësaj kohe janë infektuar edhe 195 qytetarë.

Ndërsa në të njëjtën kohë janë shëruar vetëm 16.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

05 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1065.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat