PDK-ja e pafuqishme, me humbësin e zgjedhjeve të kaluara i del përballë Xhafer Tahirit

Aktuale

PDK-ja e pafuqishme, me humbësin e zgjedhjeve të kaluara i del përballë Xhafer Tahirit

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 09:17
Xhafer Tahiri

Humbja në zgjedhje do të duhej të ishte moment reflektimi për një parti politike, por e kundërta po ndodh me PDK-në e Vushtrrisë.

Kjo parti më 2017 kishte kandiduar Ferit Idrizin për kryetar komune, por që ai kishte humbur nga Xhafer Tahiri.

Sot, kjo parti ka vendosur që ta rikandidoj Ferit Idrizin për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, duke ia vendosur edhe një përballë Xhafer Tahirit kandidatin e njëjtë.

Ndryshe, PDK e Vushtrrisë më 2017 nuk kishte rikandiduar kryetarin e atëhershëm të komunës, Bajram Mulakun, ani pse ky i fundit i kishte fituar tri mandate radhazi si kryetar komune nga PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat