Matoshi: Në Shqipëri duhet të shkonin zjarrëfikësit e Kosovës dhe jo ushtria

Aktuale

Matoshi: Në Shqipëri duhet të shkonin zjarrëfikësit e Kosovës dhe jo ushtria

Nga: H.O. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:54
Halil Matoshi

Halil Matoshi në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas mosmirënjohjes së zytarëve të Shqipërisë ndaj ndihmës së Kosovës.

Derisa i pari i Kukësit tha se Kosova nuk ka ndihmuar në fikjen e zjarreve, Matoshi e quan si ‘ngarendje të pafalenderueshme’ nga ana e tij.

Sipas tij, në Shqipëri duhet të shkonin zjarrëfikësit e Kosovës dhe jo ushtria e Kosovës.

‘Kësaj herë FSK dhe Ministri i saj as që u vërejt në Kukës nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili falenderoi ata që ndihmuen por jo dhe trupat kosovare!?’, shkruan Matoshi.

Postimi i plotë:

Ngarendje e pafalenderueshme!

FSK âsht Ushtri e ligjshme e Kosovës dhe e gatshme me hap zjarr në mbrojtje të lirisë kombëtare të Kosovës si dhe të aleatëve të saj strategjik, përfshi Shqipninë vëllaznore.

FSK nuk âsht ma organizatë zjarrfikësish, siç e donte KS i OKB!

Ngarendja për me shukë zjarre âsht ndërmarrje koti, për mburrje!?

Atje duhej të shkonin zjarrfiksat e Kosovës.

Kësaj herë FSK dhe Ministri i saj as që u vërejt në Kukës nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili falenderoi ata që ndihmuen por jo dhe trupat kosovare!?

https://fb.ëatch/7jCSxEPrev/

Apo jo Ministër Mehaj???

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat