Ramë Lahaj- Edi Ramës: Anulo Bregoviçin, Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve

Aktuale

Ramë Lahaj- Edi Ramës: Anulo Bregoviçin, Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve

Nga: M.L. Më: 14 gusht 2021 Në ora: 10:30
Goran Bregoviç, Ramë Lahaj dhe Edi Rama: Foto ilustrim nga "Bota sot"

Këngëtari shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të anulojë koncertin me këngëtarin Goran Bregoviç në Korçë.

Lahaj e ka sugjeruar Ramën që të zgjedhë kë të dojë prej këngëtarëve shqiptarë për këtë festival, vetëm që Bregoviçi i këngëve çetnike të mos marr pjesë.

“Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!

 Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe.  Po jo me atë që neve na i  prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës”, ka shkruaj Lahaj në Facebook.

Këngëtari Ramë Lahaj ka deklaruar se misioni i artistit është ndjellja e paqes përmes artit, por ky rast është krejt ndryshe dhe Rama e di pse.

“E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t' madh e t' vogël aty na ka. T’ paret!  Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër! Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”, ka përfunduar Ramë Lahaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat