Gjoshi i PDK-së: Albin dil dhe pyeti bizneset, të tregojnë se kur ka qenë më mirë

Aktuale

Gjoshi i PDK-së: Albin dil dhe pyeti bizneset, të tregojnë se kur ka qenë më mirë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:19
Betim Gjoshi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Kurti lidhur me progresin e shënuar në ekonomi.

Zyrtari i PDK-së i ka kërkuar Kurtit që të del në teren dhe t’i pyet bizneset se kur ka qenë më mirë situata në ekonomi, sot në pandemi, apo para saj.

Postimi i plotë i tij:

Albin, dil dhe pyeti bizneset. Dil në terren dhe vizitoji.

Mos e le me shku veç në fushatë për zgjedhje.

Dil dhe vizitoji bizneset. Ato ju tregojnë se kur ka qenë më mirë, sot në pandemi apo në 2019 para pandemisë?

Jeni ba si Besnik Bislimi që thojke ka ra papunësia në pandemi kur krejt Kosova ishte mbyllë dhe kurgju nuk lëvizke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat